Zoti Irfan Hysenbelliu në Greqi, në fabrikën e birrës Vergina

Presidenti i "Hysenbelliu Group", zoti Irfan Hysenbelliu, i cili zotëron birrat Korça dhe Tirana, ndodhet në Greqi ku ka zhvilluar një vizitë në fabrikën e birrës Vergina në qytetin Komotini. Gjatë vizitës, zoti Hysenbelliu pa nga afër teknologjinë dhe proceset e përdorura për prodhimin e birrës Vergina, e cila njihet për standardet e saj të larta dhe cilësinë e parë.

Në një takim me pronarin e fabrikës, zotin Dimitris Politopoulos, të dy palët këmbyen përvojat e tyre në fushën e prodhimit të birrës. Ata ranë dakord për një partneritet dhe bashkëpunim, jo vetëm në prodhimin e birrës, por edhe në fusha të tjera biznesi. Zoti Politopoulos zotëron gjithashtu biznese në Greqi dhe SHBA.

Pas takimit të punës në fabrikë, pronarët e dy kompanive të mëdha të prodhimit të birrës drekuan dhe diskutuan së bashku, duke shkëmbyer ide për zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre.
Postimi kaluar Postimi tjetër