Zjarr në spitalin rajonal të Shkodrës: Panik dhe dëmtime të vogla materiale, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Spitali Rajonal i Shkodrës u përfshi pasditen e sotme nga flakët, duke shkaktuar panik tek pacientët dhe stafi mjekësor. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Fillimisht u raportua se farmacia e spitalit ishte ajo që u përfshi nga flakët, por më vonë policia konfirmoi se zjarri kishte rënë në bodrumin e godinës, ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit. Situata u normalizua brenda disa minutash pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës të qytetit të Shkodrës, dhe fatmirësisht nuk pati lëndime, përveçse disa dëmtime materiale të vogla.

Policia po vijon punimet për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
Postimi kaluar Postimi tjetër