Mirlind Daku përfshihet në listën e Euro 2024, emocionohet pas thirrjes nga trajneri Sylvinho (VIDEO)

Mirlind Daku është përfshirë në listën provizore të trajnerit Sylvinho për Euro 2024. Ky është një moment emocionues për sulmuesin 26-vjeçar, i cili shpërtheu në lot pasi mori lajmin. Në këtë sezon me Rubin Kazan, Daku ka luajtur në 28 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar katër asistime. Paraqitjet e tij në Europian janë pritur me interes të madh, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria do të përballet me ekipe të forta si Spanja, Italia dhe Kroacia në fazën e grupeve.


Postimi kaluar Postimi tjetër