Kavaja çel sezonin e ri turistik me pjesëmarrjen e deputetit Ervin Salianji

Sot, Bashkia e Kavajës ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ndau pamje nga ceremonia dhe theksoi se kjo bashki është e gatshme të mirëpresë turistë çdo ditë të vitit. Ai vlerësoi gjithashtu Kavajën si një atraksion të veçantë dhe një model për bashkitë e tjera, falë drejtimit të kryebashkiakut të PD, Fisnik Qosja.

Postimi i plotë:

Kavaja mirëpret turistë në çdo ditë të vitit! Nga Golemi, Bashkia Kavajë çeli dhe zyrtarisht sezonin turistik.

E nisen mbarë, me më shumë kujdes dhe promovim tek zona më e frekuentuar e Adriatikut!
Panair, festë, dhe promovim i sipërmarrjeve të zonës ishte ana e dukshme e 24/24 orëve punë për mirëmbajtje, kujdes dhe shërbime tek qytetarët!
Këtë vit u nis mbarë!
Kavaja është atraksion më vete edhe si bashki model e drejtuar nga @fisnikqosja PD
Postimi kaluar Postimi tjetër