Interi: Shitjet e lojtarëve për të balancuar financa dhe objektivat për merkaton e ardhshme

Nga viti 2021 deri në verën e kaluar, Interi ka qenë i detyruar të bëjë shitje për të autofinancuar merkaton e tij. Pas fitimit të titullit kampion që ndaloi dominimin e Juventusit, Interi shiti lojtarë si Romelu Lukaku, Achraf Hakimi dhe Matteo Politano, të cilët sollën rreth 200 milionë euro. Shitjet e një viti më parë përfshinin André Onana dhe Marcelo Brozović. Megjithatë, pavarësisht humbjes së lojtarëve të rëndësishëm për balancën financiare, Interi ka arritur të mbetet konkurrues falë merkatos kreative të Marotës dhe Auzilios, dhe aftësisë së Simone Inzagit për të shfrytëzuar maksimalisht skuadrën.

Llogaritë financiare të Interit janë përmirësuar nga sezoni në sezon dhe rritja e të ardhurave nga Champions League dhe Botërori i Klubeve ka ndihmuar që për herë të parë klubi të mos jetë i detyruar të shesë lojtarë të rëndësishëm. Megjithatë, për të mbushur arkat, Interi po konsideron shitjen e talentit të ri, Valentin Karboni, të cilin e vlerëson me 30 milionë euro, edhe pse ofertat aktuale nuk kanë arritur në këtë shifër. Fiorentina ka bërë një ofertë prej 20 milionë euro.

Një tjetër lojtar që mund të sjellë të ardhura është Denzel Dumfries, i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Interin, duke bërë që klubi të dëgjojë ofertat për të, për të mos e humbur atë me kosto zero siç ndodhi me Milan Škriniar. Marko Arnautović gjithashtu pritet të largohet, me disa ekipe nga Arabia të interesuara për të, çka do të lehtësojë bilancin financiar të Interit duke hequr rrogën e tij prej 3.5 milionë euro. Edhe Joaquín Correa mund të sjellë disa miliona euro nga shitja e tij.

Pas këtyre lëvizjeve, Interi do të nisë sulmin për transferimin e Johan Gudmundsson dhe një portieri të dytë, me Bento që është objektivi kryesor. Megjithatë, këto transferime varen nga suksesi i merkatos në dalje.
Postimi kaluar Postimi tjetër