Edi Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë, pararojë e bashkimit me Evropën

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, është takuar sot me shqiptarët e Italisë në Milano. Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në pallatin e sporteve në Milano dhe ku morën pjesë mijëra shqiptarë, Rama shprehu mirënjohjen dhe emocionet e tij për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë. 

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare në Itali, duke i quajtur ata pararojë të bashkimit me Evropën. Ai përmendi lidhjen e fortë mes dy popujve, të simbolizuar nga flamuri shqiptar dhe ai italian. Rama i përshkroi shqiptarët e Italisë si shembulli më rrezatues i shqiptarëve që kontribuojnë në ribashkimin me Evropën, duke i cilësuar ata si përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut dhe si fuqia e rikthimit të traditave të vjetra të Arbërisë dhe zhvillimit të Shqipërisë së re.
Postimi kaluar Postimi tjetër