Hamas në pritje të reagimit të Izraelit për armëpushim në Gaza

Grupi i Hamasit ka deklaruar se është në pritje të një reagimi nga Izraeli në lidhje me vendosjen e një armëpushimi. Kjo vjen pasi Hamasi pesë ditë më parë ka pranuar propozimin e SHBA-së që synon t’i japë fund luftës nëntë-mujore në Gaza.

"Ne ia kemi lënë përgjigjen tonë ndërmjetësuesve dhe presim të dëgjojmë përgjigjen e pushtuesve," tha një nga zyrtarët e Hamasit për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri.

Plani me tre faza u paraqit në fund të majit nga presidenti amerikan Joe Biden dhe po ndërmjetësohet nga Katari dhe Egjipti. Ai synon t’i japë fund luftës dhe të lirojë rreth 120 pengje izraelite që mbahen nga Hamasi.
Postimi kaluar Postimi tjetër