Shqipëria siguron pikën e parë në Euro 2024 me barazimin dramatik kundër Kroacisë

Shqipëria siguroi një rezultat të rëndësishëm në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në një ndeshje të Grupit B që u zhvillua me shumë emocion. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula, ndërsa për Kroacinë shënuan Andrej Kramaric dhe një autogol nga ekipi shqiptar.

Kjo ndeshje ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare. Mediat kryesore botërore kanë përshkruar këtë barazim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe një tronditje për Kroacinë.

- Gazetta dello Sport (Itali): “Festa e Shqipërisë në kohën shtesë”. Ata theksojnë se goli i barazimit erdhi në minutën e 95-të, duke vënë Kroacinë në një situatë të vështirë për ndeshjen e ardhshme kundër Italisë.

- AS (Spanjë): Fokuson gjendjen e vështirë të Kroacisë dhe veçanërisht të yllit të saj, Luka Modric: “Modriç është shumë në telashe”.

- The Guardian (Britani): Shkruan për barazimin e madh të Shqipërisë, duke përmendur se Klaus Gjasula ishte autor i autogolit dhe golit për ekipin shqiptar.

- Marca (Spanjë): Titulli i tyre ishte “Çmenduri shqiptare fut në telashe Kroacinë”, duke theksuar dramën e minutave të fundit.

- Bild (Gjermani): Përshkruan ngjarjet e minutave të fundit si “çmenduri shqiptare”.

- Index.hr (Kroaci): Shkruan se “Shqipëria tronditi Kroacinë me një gol në minutën e 95-të”.

Ky barazim i vështirë dhe emocionues ka treguar luftën e fortë të ekipit shqiptar dhe ka tronditur pritshmëritë për Kroacinë në këtë turne.
Postimi kaluar Postimi tjetër