Barella: "Fitore e merituar, do ta shijojmë këtë moment"

Barella u shfaq i lumtur në përfundim të takimit. Goli i tij në minutën e 16-të i dha epërsinë “Azzurrëve”, me rezultatin që nuk ndryshoi më pas deri në fund. Për Rai, Barella tha:

“Në fund të ndeshjes ndjeva pak lodhje, por edhe me ndihmën e shokëve të skuadrës ia dolëm të merrnim maksimumin nga kjo ndeshje. Meritonim të shënonim më shumë gola, por futbolli i tillë është. Fitore e merituar, të cilën duam ta shijojmë. Nëse do të jem në fushë me Spanjën? Këtë e vendos trajneri”, përfundoi Nicolo Barella.
Postimi kaluar Postimi tjetër