Arrestohet shqiptari në Itali me 5.5 kg marijuanë me vlerë 1 milion euro

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Bolzano Sud, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike në automjetin e tij, me vlerë rreth 1 milion euro nëse do të hidhej në treg. Shqiptari kishte ndaluar përpara një kabine pagesash në autostradën A22 dhe nuk po lëvizte, duke krijuar probleme në qarkullim. Policia vendosi të kryejë një kontroll dhe gjeti në pjesën e pasme të furgonit një çantë të zezë me 10 pako marijuanë, me peshë totale prej 5.5 kg.

    
Individi, banues në Lombardi dhe me precedentë të shumtë penalë për krime të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës, u arrestua për posedim me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Droga e sekuestruar mund të ndahej në rreth 45,000 doza, me një vlerë të përllogaritur prej afërsisht 1 milion euro.

Postimi kaluar Postimi tjetër